Kanye West është pranë publikimit të albumit të tij të dhjetë, “Donda”, i cili pritet të dalë këtë javë. Ai u rikthye në Instagram për ta promovuar në një mënyrë misterioze, me imazhe të hijezuara të tij ku fytyra i mbulohej nga një maskë e zezë dhe veshja po ashtu në të njëjtën ngjyrë.

Reperi dhe producenti 44-vjeçar përfshiu edhe disa foto nga afër të dy zinxhirëve floriri në qafën e tij të cilët mbanin emrat e 4 fëmijëve që ai ka me ish-bashkëshorten Kim Kardashian: North, Saint, Chicago dhe Psalm.

Ashtu siç vepron zakonisht me postimet e tij të rralla dhe të pashpjegueshme, edhe këtë herë nuk u mundua të vinte një përshkrim poshtë fotove.

Duket se zinxhirët janë një dhuratë nga Kim, pasi kjo e fundit postoi foto të djalit të tyre, Saint, që mbante në qafë të njëjtën varëse. Albumi i reperit mban emrin e nënës së tij të ndjerë dhe duket se do të jetë një dedikim për familjarët./tvklan.al