Kolona e re zanore e Kanye West, ‘Welcome to my Life’, përfshin shkrime në lidhje me dy vitet e fundit të vështira të tij, ndarja nga ylli i ‘reality-show’, shpërthimet e tij në Twitter dhe fushata e dështuar për t’u bërë President i SHBA.

Në këngë, ai krahason shtëpinë martesore të tij dhe Kim në Calabasas, Los Angelos, me një burg. Kanye, 44 vjeç, këndon: “Thuaji vrasësve u arratisa nga Calabasas.”

Një burim nga koncerti privat në Las Vegas, tha:

“Eshtë një këngë shumë e thellë dhe e trishtë për Kanye, reflektimi mbi martesën me Kim.”

“Ai flet për fëmijët dhe tregon se ajo ka marrë gjithçka. Pasi këndoi këngën pushoi për ndoshta, dy minuta dhe qau. Ishte shumë e zymtë.”

Kanye organizoi koncertin privat për albumin e tij të dhjetë, Donda, quajtur kështu për mamanë e tij të ndjerë, në Kishën Amerikane në Las Vegas, për të Krishterët. Pritet të lancohet ditën e premte.

Njerëz të përzgjedhur ishin ftuar në këtë dëgjim dhe ishin të detyruar të mbanin telefonat në xhep për të mos regjistruar këngët.

Albumi shfaq gjithashtu momente të mamasë së tij, e cila ndërroi jetë në vitin 2007. Kanye ka folur më parë për “depresionin e thellë” pas vdekjes së saj.

Donda është albumi i tij i parë nga momenti që Kim kërkoi divorcin në Shkurt, duke cituar mospërputhje karakteri. /tvklan.al