Kanye West surprizon Kim Kardashian – TV KLAN

Kanye West surprizon Kim Kardashian

Kim Kardashian festoi 38-vjetorin të dielën dhe burri i saj Kanye West e ka surprizuar me disa dhurata speciale. Episodi i  “Keeping Up With the Kardashians” nisi me Kanye që luante në piano në shtëpinë e tyre dhe buqeta gjigande me lule ekzotike rozë.

Kim ka postuar video të surprizës në Instagram Stories duke thënë “Kështu u zgjova sot”, “Kanye është më kreativi kur bëhet fjalë për të dërguar lule për ditëlindje”, “Të dua shumë!”.

Në videon e postuar nga Kanye në Twitter shfaqet vajza e tyre, North West, 5-vjeçe, e cila kërcen me muzikën e lehtë jazz.

Kjo nuk është surpriza e parë e këtij lloji, sepse në 2016 për Ditën e Nënës, reperi ka organizuar diçka të ngjashme për vajzën dhe gruan e tij./tvklan.al

Kategori
ShowBizTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione