Plagosen 20 policë, ndërhynë për të ndaluar një sherr me thika

Këto skena dhune dhe kaosi janë xhiruar në Brikston, lagjen jugore të Londrës, ku qindra të rinj u përleshën me policinë, duke lënë të plagosur të paktën 20 efektivë.

Sulmi ndaj policisë shpërtheu pasi forcat e rendit ndërhynë për të ndaluar një përleshje me thika mes dy grupeve të të rinjve, një pjesë e të cilëve emigrantë.

Grumbullimet në Londër, ashtu si në pjesën më të madhe të Europës, nuk lejohen. Kohët e fundit, Brikstoni është përfshirë edhe nga aktet e dhunës kundër policisë në protestat anti-raciste, që morën shkas nga vrasja e afro-amerikanit George Floyd.

Rastet e sulmeve kundër policisë janë shtuar në gjithë Europën. Të tilla ngjarje tronditën gjatë dy javëve të fundit edhe Shtutgartin në Gjermani e Dijon në Francë, kur grupe të rinjsh shndërruan në sulme kundër policisë e kaos, sherret mes tyre.

Tv Klan