Kaos me regjistrimet në Universitetin Politeknik

Kaos me regjistrimet në Universitetin Politeknik

16:10 22/10/2019

Maturantet fitues nuk mund të regjistrohen

Një gabim në portalin U–Albania me listën e fituesve dhe kuotat e lira ka bërë krijuar paqartësi në radhët e maturantëve që kanë aplikuar në degët e politeknikut.

Gliridan Daci u shpall fitues në degën e inxhinierisë së gjeo-mjedisit pas aplikimit në raundin e tretë, por prej 2 ditësh nuk arrin të regjistrohet.

“Nga 23 kuota të lira unë isha në vendin e 16-të. Vij tek shkolla dhe më thonë nuk je fitues pasi janë vetëm 7 kuota të lira. S’ka lidhje fare me sistemin”.

Vetëm mesditën e së martës portali e skualifikon nga fituesit.

Sekretarja: “Të thashë që është bërë një lapsus me kuotat e lira që janë dërguar nga rektorati në QSHA. 15 kuota të lira më tepër në të gjitha degët, në të gjitha fakultetet, edhe nga inxhinieria e ndërtimit”.

Po për shkak të gabimit të Rektoratit, Gliridani rrezikon të humbasë vitin shkollor.

“Çfarë të thanë në sekretari?

“Me shumë shpresa në fazën e tretë do të jesh fitues, po kjo nuk është e sigurt pasi mund të ketë regjistrime edhe nesër që është faza e tretë.”

Në pritje të konfirmimit të fituesve në sistem për degën e Inxhinierisë së Gjeo-Mjedisit, 22-vjeçari humbi mundësinë të regjistrohej në degën e drejtësisë në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, për shkak të kalimit të afatit.

Tv Klan




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi