Emigrantët shqiptarë në Greqi kanë denoncuar në rubrikën ‘Kallëzo’ në tvklan.al situatën e krijuar në konsullatën shqiptare në Selanik.

Në video denoncimin e tyre, duken qartë radhët e gjata të emigrantëve shqiptarë që po presin të marrin shërbim.

Sipas tyre, të gjithë janë paraqitur në konsullatë sipas orarit që ju është caktuar në portalin e-Albania për të tërhequr pasaportat apo për të bërë aplikimin për dokumentet e reja të identifikimit pas skadencës.

Emigrantët shqiptarë thonë se askush nuk u jep përgjigje nga konsullata shqiptare në Selanik për radhët e gjata që janë krijuar.

Kujtojmë se për shkak të kësaj situate të krijuar në konsullatën shqiptare në Selanik, nuk respektohet as distanca fizike në kuadër të masave anti-covid. /tvklan.al