Varianti i ri i COVID-19 që është zbuluar në Britaninë e Madhe ka sjell kaos në të gjithë Evropën. Franca dhe më pas shumë vende të tjera bllokuan udhëtimin drejt Britanisë, por tashmë duket se nuk lejojnë as transportin e mallrave.

Sot në kufirin me Francës dhe Britanisë më shumë se 1,500 kampionë kanë mbetur të bllokuar, pas përplasjeve mes dy qeverive për masat e marra kundër përhapjes së variantit të ri të virusit.

Kaosi ka ardhur pas masave të qeverisë franceze që bllokoi për 48 orë kufirin, ku ndaloi si lëvizjen e qytetarëve ashtu dhe të mallrave.

Sipas BBC, kaosi mund të zgjidhet duke testuar të gjithë shoferët dhe të lejohet hyrja e tyre në Francë. Lidhur me këtë përplasje ka ndërhyrë dhe BE që kërkon nga Franca të lejojë lëvizjen e mallrave dhe të shmangen përplasjet.

Varianti i ri i virusit në Britaninë e Madhe ka disa ditë që është zbuluar dhe qeveria vendase ka marrë masa duke futur vendin në karantinë. Vendet e BE, SHBA dhe shtete të tjera kanë ndaluar udhëtimet drejt Britanisë.

Mjekët nga ana tjetër janë shprehur kundër masave dhe kanë kërkuar që qeveritë të kenë reagim të përmbajtur./tvklan.al