Kaos në Lezhë nga mungesa e sinjalistikës

Posta

Kaos në Lezhë nga mungesa e sinjalistikës

12:59 20/10/2019

Nëse nuk je banor i Lezhës nuk do të dish të orientohesh. Sinjalistika rrugore pothuajse mungon.

Të vetmet që gjenden në këtë qytet janë vijat e bardha për kalimin e këmbësorëve ose tabela që tregojnë se në këtë rrugë kalojnë nxënës shkolle. Për më shumë, është e kotë të kërkosh.

Një situatë e tillë ka sjellë kaos në lëvizjen e mjeteve dhe këmbësorëve. Pavarësisht mungesës së sinjalistikës horizontale dhe vertikale, policia rrugore nuk bën asnjë ndërhyrje për të normalizuar trafikun, ndërsa kjo situatë bëhet shkak për aksidente.

Për këtë neglizhencë, zyrtarët e këtij institucioni nuk dhanë asnjë përgjigje. Ndërsa nënkryetari i Bashkisë, Ermal Pacaj, thotë se mund të ketë një zgjidhje përmes buxhetit të 2019-ës, ku do të hartohet një plan për të pasur rrugë të qarkullueshme dhe me sinjalistikë të plotë.

Por deri në zbatim të këtij projekti, në Lezhë duhet të lëvizësh si të mundesh.

Klan Plus


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT