Ferhati u kërkoi opozitarëve që hynë në sallë të logoheshin online

Ndryshe nga opozitarët e rinj që dilnin online dhe votonin së bashku me socialistët, deputetet e zgjedhur nga kryetari Basha më 25 Prill nuk pranuan të logoheshin për të komunikuar me kryetaren e re të Komsionit të Ligjeve Bushka, por shkuan në sallën e mbledhjes duke kërkuar prezencë fizike të deputetëve.

Pas debatit me opozitarët kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka e mbylli mbledhjen online ndërsa opozita përsëriti sërish kërkesën e saj.

Kjo mbledhje është njoftuar që do të zhvillohet online. Ne po zbatojmë një vendim të Konferencës së Kryetarëve dhe teknikisht, asnjë komunikim i juaji në këtë mbledhje nuk mund të realizohet nëse nuk jeni në këtë forum online”, tha Bushka.

Sot ishte prova e parë që Edi Rama ka vendosur videokraci. Ai do të qeverisë përmes mjetesh që mohojnë demokracinë. Deputetëve të opozitës, iu mohua sot, në kundërshtim me Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit, iu mohua pjesëmarrja në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve dhe iu mohua e drejta e fjalës”, u shpreh deputeti i PD, Oerd Bylykbashi.

Konferenca e kryetarëve të grupeve parlamentare ka vendosur që të gjitha mbledhjet e komisioneve parlamentare të zhvillohen online pa prezencë fizike të deputetëve për shkak të masave qeveritare ndaj koronavirusit.

Klan News