Kaos në parlamentin britanik

Kaos në parlamentin britanik

12:29 10/09/2019

Disfata e dytë për Johnson, parlamenti rrezon sërish propozimin për zgjedhje

Parlamenti britanik i mbylli në kaos orët e fundit, pas nisjes së afatit të pezullimit 5-javor të punës me kërkesë të kryeministrit Boris Johnson.

Në mbyllje të seancës, një grup deputetësh opozitarë penguan kryeparlamentarin John Bercow të largohej nga salla, pas vendimit për t’u dorëhequr. Ata mbanin në duar pankarta ku shkruhej “silenced”, (gojëmbyllur).

Bercow njoftoi se do të qëndrojë në krye të parlamentit deri më 31 Tetor, ditën e mbarimit të Brexit. Ai ka pasur mosmarrëveshjeve me Kryeministrin Boris Johnson, i cili e ka akuzuar se ka favorizuar opozitën me mocionet për kundër daljes ma marrëveshje nga unioni.

“Ne po e degradojmë këtë parlament. Personalisht besoj se e kam treguar se jam i pavarur dhe i ndershëm. Kam garantuar të drejta të barabarta të fjalës për të gjithë deputetët, në bazë Kushtetutës”.

Po ashtu parlamenti hodhi poshtë edhe mocionin e dytë të kryeministrit për zgjedhje të parakohshme më 15 Tetor, duke komplikuar edhe më shumë pozitat e kreut të qeverisë, në kushtet kur mbretëresha Elizabeth firmosi përmes një dekreti projektligjin që nuk lejon daljen e Britanisë nga BE pa marrëveshje.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
UKT