QSUT-Qendra-Spitalore-Universitare-Nene-Tereza-300x199Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza, prej kohësh është përfshirë nga kaosi, kjo sepse shumica e qyetarëve sapo ndiejnë një shqetësim apo një dhimbje nuk drejtohen tek mjeku i familjes, por shkojnë menjëherë në urgjencat spitalore.

Duke anashkaluar totalisht sistemin e referimit, qyetarët përplasen në dyert e mjekëve në qendrën terciare, ku presin të marrin shërbim me të mire dhe falas.

E në të tilla raste mjekët detyrohen t’u kryejnë vizitat e nevojshme, pavarësisht mungesës së rekomandimit nga mjeku i familjes.

Por mos zbatimi i sistemit të referimit nuk është problem i krijuar vetëm nga pacientët. Shpesh janë mjekët e familjes ata që i orientojnë në drejtim të qendrës spitalore universitare, për të kryer skaner apo rezonancën edhe kur nuk është e nevojshme.

Fluksi në QSUT sa vjen dhe rritet. Kjo për arsyen se edhe mjekët e familjes nuk ndjekin sistemin e referimit. Dhe e dyta sepse vetë pacientët kërkojnë një shërbim sa me cilësor. Mjekët kanë filluar t’i bien shkurt e për çdo diagnozë kërkojnë një skaner ose rezonancë.

Ndonëse në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza aparaturat mjekësore janë të fjalës së fundit, sipas shefit të imazherisë, ky fluks pacientësh është i keqorientuar në drejtim të urgjencave spitalore, pasi shumë prej rasteve nuk kanë nevojë për të tillë shërbim.