Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Faji për këtë trafik në Tiranë vjen edhe nga mosfunksionimi i semaforëve. Këtu as automjeti dhe as këmbësori nuk e gjen kohën kur duhet kaluar. 70% e semaforëve të kryeqytetit janë të amortizuar dhe nuk kryejnë funksionin normal. Në disa kryqëzime semafori nuk punon prej vitesh. Ndonjëherë as semafori e as polici, nuk e zgjidhin dot kaosin e krijuar.

Mbledhja e fundit të këshillit të ministrave, miratoi fondin e dhënë nga INSIG, për afërsisht 12 milion e gjysmë lekë, për blerjen dhe montimin e semaforëve të rinj. Faza e parë e projektit, parashikon vendosjen e semaforëve, tek ura e madhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit, kryqëzimi pranë Bankës Kombëtare, rrugës së Elbasanit dhe Vasil Shantos. Ndërsa semaforët e vjetër, do të riparohen dhe do të vendosen në kryqëzime më pak të kalueshme./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti