Një qytetar 45-vjeçar ka rrëfyer për emisionin “Stop” në Tv Klan, se ka kaluar COVID-19 me simptoma të vështira. Dy javë ka patur temperaturë dhe dhimbje në të gjithë trupin dhe shumë kollë. Ai thotë, se kostoja e kurimit i ka shkuar 1,5 milionë lekë të vjetra për analiza e mjekim.

Përshëndetje, doja  të ndaja me ju eksperiencën e COVID-it, të cilën e kalova në muajin shtator, në gjendje jo fort të lehtë.  Atëherë mora një mjekim, që ishte goxha i mbushur me ilaçe, me vitamina, me të gjitha, mora një Aksef, që e pija dy herë nga një tabletë në ditë, ëëë…, mora një ilaç tjetër, i cili bëhej në bark për hollimin e gjakut me gjilpëra, pastaj mora një Avelox, i cili përsëri ishte një tabletë në ditë, mora vitaminën D, ishte UltraD, vitamin D3, goxha e fuqishme dhe kjo, mora një matës oksigjeni, me të cilin masja oksigjenin, mos të them edhe njëherë në dy-tre orë nga frika, se mos ulej oksigjeni në gjak, mora një Medrol, ishte ilaç, i cili përsëri 4 miligram, që merrja dy herë nga dy në ditë pas buke. Të gjitha këto ilaçe, antibiotikë dhe ilaçe për 10-12 ditë dhe po merrja dhe magnesium dhe calcium për 15 ditë. Ilaçet diku tek ditë e parë, përsëri ilaçe, skaner, kanë qenë diku 550 mijë lekë të vjetra, kurse të gjitha këto të tjerat, për shembull vitaminat extra, mund të kenë shkuar dhe 200-300 mijë lekë dhe mendoj se vetëm me ilaçe, me skanera dhe këto mund të ketë shkuar, jo më pak e gjithë situata me medikamentet, jo më pak se 1 milionë e gjysmë lekë gjatë muajit, që u kujdesa për trupin dhe për veten”, shprehet qytetari.

Një tjetër qytetare dëshmon, se mjekimi i ka shkuar rreth 80 mijë Lekë. “Kam 19 ditë sot me covid. Unë kam djersitje, dhimbje stomaku, kollë, këputje trupi, që jam e pafuqishme, nuk ngrihem nga krevati më. Mezi mbushem me frymë, herë pas here shtohet edhe oksigjeni ndonjëherë. Mora recetën, fillova mjekimin. Këtë Medrolin e kam 6 ditë, që po e vazhdoj, bashkë me vitaminën C, holluesit e gjakut, ilaçe të tjera pastaj, Ibuprofen e këto. Dy milionë ka shkuar goce.”, shprehet ajo.

Një arsimtare thotë, se kurimi prej 19 ditësh për simptomat e COVID-19 i ka kushtuar rreth 2 milionë lekë të vjetra.

Vitamina C, kam marrë 4 copë hidratantë, kokrra për kollën, një depon, kam përdorur 3 kokrra kanë qenë antibiotikë, 3 herë në 3 ditë. Diku tek 30 (mijë lekë), po mund ta kem kaluar”, thotë qytetarja.

Faturat e të sëmurëve me COVID janë marramendëse dhe pak ditë më parë qeveria ka marrë vendimin për të rimbursuar  faturat e pacientëve, nëse rastet kur ato sugjerohen nga mjekët.

Në të gjitha rastet medikamentet janë të ndryshme dhe të kushtueshme dhe të gjithë pacientët i kanë përballuar vetë. Ndërkohë Besnik Jakaj ish-drejtor i ISHP-së, shprehet se është shkëputur zinxhiri i ndjekjes e kurimit të COVID-19. Qytetarët nuk po lidhen me mjekun, pasi mjeku flet nga telefoni apo online, dhe për këtë arsye, shumica e qytetarëve po marrin mjekime të gabuara.

Nëse mjeku nuk e shikon pacientin, nuk e shikon me syrin e tij shqetësimet që ka pacienti, mund të vendos diagnozën. Ndërsa ne kemi zëvendësuar të gjithë mjekësinë me telefonata, kjo është fatale për qytetaret. Është shkëputur hallka mjek-pacient-spital”, thotë Jakaj./tvklan.al