ISIS publikon vazhdimisht video ku shfaqen militantët xhihadistë, që ekzekutojnë pengje apo fitojnë territore. Por, pas makinës propagandistike realiteti është krejt tjetër.

“Vice News” ka siguruar një video nga kamera e trupit të një militanti, ku shfaqen momentet e kaosit mes luftëtarëve të Shtetit Islamik në një konflikt ushtarak me forcat peshmerga kurde në Irak.

Të zënë ngushtë nga ushtarët kurdë, xhihadistët nën trysni kritikojnë njëri-tjetrin. Ndërsa militanti i thotë shokut të tij të bëjë kujdes se mos godet vëllezërit. Pak çaste më vonë, automjeti i ISIS goditet nga një raketë duke vrarë shoferin dhe plagosur një tjetër.

Pamjet shfaqin vështirësitë e shumta që kanë ushtarët joprofesionistë në terren. Video është siguruar nga fushëbeteja 30 milje nga Mosuli.

Tv Klan