Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas tensioneve të krijuara në seancën parlamentare të kësaj të enjteje si dhe protestës së opozitës.
Ai bën një listë të të gjithë atyre që kanë kontribuuar në rikthimin në identitet të opozitës siç e cilëson atë që ndodhi.
Edi Rama, kryeministër: Cilët ishin autorët e rikthimit kaq të shpejtë në identitet të opozitës sot në parlament? Një kriminel italian i dënuar 17 vjet nga drejtësia shqiptare. Një ish-zv. kryeministër i arratisur për t’i ikur drejtësisë. Një ish-kryeministër në arrest shtëpie me vendim të drejtësisë. Një ish-prokuror i përjashtuar nga sistemi i drejtësisë për mosjustifikim pasurie. Një program në RAI3 që i shfaqi të lartpërmendurit si heronj pozitivë të një bashkëprodhimi italo-shqiptar, me baltë të eksportuar në Itali nga kanalet e ujërave të zeza politike e mediatike të Tiranës.
Rama pati një thirrje për qytetarët, që llogaritë me këtë pjesë të politikës t’i bëjnë në zgjedhjet e afërta
Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë: Vesi del me shpirtin, por shpirtit të së keqes që po del me të çjerra nga jeta e këtij vendi pasi e persekutoi këtë vend qysh prej vitit 1912, kjo lojë balte e rradhës me emrin e Shqipërisë i duhet futur në llogaritë që do të bëhen në zgjedhjet e afërta. Mos i falni më, duhen shkatërruar përfundimisht me votë! Shqipëria ka kryer punë me ta dhe nuk ndalet dot më nga askush!
Pas disa kohësh qetësi, Parlamenti iu rikthye këtë të enjte kaosit në sallë, ndërsa jashtë saj, mbështetësit e opozitës u përplasën me forcat e policisë.
Klan News