“Seancën e zhvillojmë në këmbë në nderim të qytetarëve shqiptarë”

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla nuk u surprizua aspak nga kaosi i krijuar nga opozita në sallën e parlamentit. Aksioni opozitar ishte i paralajmëruar ndërsa kjo ishte seanca e tretë e cila u zhvillua në kushte tensioni mes ligjvënësve.

“Harroni që parlamenti nuk jkanë karriget nuk është godina është përgjegjësi dhe vullnet që mesa duket juve ju mungon. Ne vazhdojmë në këmbë në nderim të qytetarëve dhe në respekt të tyre.”

Ish-kryeministri Sali Berisha konkludoi se ky reagim në formë mosbindje civile është një protestë për arritjen e qëllimit final, komsionet hetimore dhe reforma zgjedhore.

“Pa rikthimin e të drejtës kushtetuese për komisionet hetimore, të drejtën e opozitës për të emëruar në komisione përfaqësuesit e vet siç ka ndodhur 32 vite, pa të drejtën e opozitës për reformën zgjedhore për të patur kryetarin. Plotësimi i këtyre kushteve është kushti i të gjitha kushteve për jetë parlamentare.”

Socialisti Erion Braçe i quajti deputetët e opozitës milici fashiste që krijojnë kaos për hallet e Berishës në raport me drejtësinë.

“Ky nuk është dialog me ne. Kush ka një akuzë mbi kurriz duhet të dialogojë më prokurorin me gjykatësin i mbrojtur nga avokati i tij jo i mbrojtur nga partia dhe aktet e dhunës. Thoni zotit Bardhi të ulet në tavolinë dhe të diskutojmë mbi objektin e Komisionit Hetimor. Nëse nuk e bën këtë nuk ngrihet Komisioni Hetimor.”

Deputeti protagonist i kësaj të enjteje paralajmëroi përshkallëzim të qëndrimit opozitar në institucionet ku opozita merr pjesë.

“Ne po ë përshkallëzojmë aksionin parlamentar, derisa të arrijmë të gjitha elementet që përcakton Kushtetuta.”

Opozitat pritet të përshkallëzoj qëndrimet edhe nëkomsionet parlamentare kur do të diskutohet edhe buxheti për 2024.

Klan News