Kaosi në Siri po shfrytëzohet nga ISIS

Posta

Kaosi në Siri po shfrytëzohet nga ISIS

22:06 13/10/2019

Gjermania dhe Franca ndërpresin furnizimin me armë për Turqinë

Militantët e Shtetit Islamik dhe familjet e tyre po shfrytëzojnë kaosin që ka krijuar ndërhyrja ushtarake turke, për t’u larguar nga kampet ku ata mbahen të burgosur në veri të Sirisë. Kjo video e xhiruar nga kamerat e sigurisë  në kampin Ain Isa pranë Rakas, ish-kryeqendrës së xhihadistëve tregon momentet e shpërthimit të portave. Sipas administratës lokale kurde, në këtë kamp strehoheshin 785 luftëtarë të huaj.

Militantët kurdë thonë se e kanë të pamundur të menaxhojnë kampet që amerikanët ua lanë në dorëzim, pasi duhet të përforcojnë radhët për të luftuar kundër ushtrisë turke. Gjatë orëve të fundit, kampi i Ain Isait është vënë në shënjestër të sulmit me murtaja nga ushtria turke.

Gjermania dhe Franca pezulluan furnizimin me armë për ushtrinë turke në bazë të kontratave për armatimin si partnerë të NATO-s. Berlini dhe Parisi i janë bashkuar thirrjeve të Brukselit ndaj Ankarasë për ndalimin e sulmeve në veri të Sirisë që e konsiderojnë si pushtim.

Deri më tani 150 mijë kurdë janë larguar nga rajonet ku po zhvillohen luftimet dhe ku presidenti turk, Erdogan synon krijimin e një zone sigurie 30 kilometërshe për të zhvendosur mbi 3 milionë refugjatë sirianë që aktualisht strehohen në kampet turke.

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi