Adela Hysenllari, gazetarja e ftuar në “Shije Shtëpie” në Tv Klan është shpërngulur prej dy muajsh në Lisbonë, Portugali. Në përshtatjen me jetën e re, gazetarja thotë se në Portugali ende nuk ka takuar shqiptarë ndonëse tashmë mund t’i gjesh në çdo vend të botës.

Ajo përshkruan natyrën e portugezëve të cilët kanë disa aspekte të ngjashëm me ne që ia kujtojnë shpesh Shqipërinë.

Adela Hysenllari: Portugezët janë njerëz goxha të ngjashëm me ne si karakter sepse janë njerëz të mësuar me një klimë të ngrohtë, janë njerëz pak kaotikë, edhe mënyra si i japin makinës është e ngjashme me ne shqiptarët.

Katerina Trungu: Paska të tjerë si ne në trafik?

Adela Hysenllari: Në qoftë se fillojnë t’i bien bories, inati i tyre nuk del shpejt, vazhdojnë t’i bien për disa minuta rresht. Klima pastaj është shumë e ngjashme me klimën këtu, madje është pak më e ngrohtë, sidomos tani në dimër, ushqimi është shumë i mirë dhe njerëzit janë të afrueshëm, të ngrohtë, një pjesë e madhe e tyre janë emigrantë vetë sepse pjesa më e mirë e portugezëve, sidomos e brezit tim, kanë emigruar edhe ata në vende më të zhvilluara sepse Portugalia sado që është një shtet europian nuk është në atë rangun më të lartë të jetës siç mund të jetë Zvicra apo një vend tjetër. Aty në listë, nga fundi.

Ilir Dushkaj: Jemi afër.

Adela Hysenllari: Edhe aq afër jo, por krahasuar me këto vendet me standard shumë të lartë jetese, nuk është e pozicionuar aq mirë. Ka disa aspekte që ma kujtojnë Shqipërinë dhe vendin tim. Për shembull, njerëz që nuk respektojnë semaforin, kalojnë me të kuq njësoj si këtu.

Hysenllari shton në rrëfim edhe se si reagojnë portugezët kur mësojnë për origjinën e saj.

Adela Hysenllari: Ata e kanë shumë të ngjashme mënyrën se si në gjuhën e vet i thonë Gjermanisë, “Albania” dhe më duket i thonë “Almania” Gjermanisë. Kur unë them “I’m from Albania”, të gjithë mendojnë se jam nga Gjermania dhe ti duhet t’i shpjegosh ku është Shqipëria dhe që t’i shpjegosh ku është Shqipëria sepse ne shqiptarët, kemi çfarë kemi, por jemi njerëz shumë të ditur, të informuar sepse kur ti nuk njihesh në botë je i detryuar të mësosh disa gjuhë të huaja, të studiosh pak më mirë gjeografinë, të dish pozicionet e vendeve. Mua të më përmendësh edhe Burkina Fason e di ku ndodhet, kurse atyre  t’iu thuash Shqipëria, ka disa raste që edhe Greqinë nuk e njohin dhe duhet t’u thuash Shqipëria është në Ballkan, është afër me Italinë, ah “Italia!”/tvklan.al