

Kapen 10 kg drogë, armë e municione
Katër persona, dy prej të cilëve vëllezër, u arrestuan nga Policia e Korçës dhe Pogradecit, në një operacion antidrogë, gjatë të cilit u bllokuan 10 kilogramë kanabis, si dhe armë e municione.
Të arrestuarit janë vëllezërit Erand dhe Enrik Malo, përkatësisht 25 dhe 19 - vjeç, Ervis Dushi 29 - vjeç dhe Reviol Capo, 31 - vjeç, të gjithë nga Pogradeci.
