Një operacion anti-drogë i policisë greke ka çuar në sekuestrimin e një sasie prej 107.8 kilogramë kanabis sativa në zonën e Igumenicës pranë kufirit me Shqipërinë.

Të arrestuarit janë dy shtetas grekë 42 vjeç dhe 30 vjeç. Ata u kapën teksa udhëtonin me makinë brenda së cilës kishin fshehur sasinë e lëndës narkotike.

Gjatë kontrollit në automjetin që është në pronësi të 42-vjeçarit, u gjetën 12 pako me drogë me peshë 107.8 kg kanabis. Dy të arrestuarit janë dërguar në Prokurori dhe do të merren në pyetje për transportin e drogës, për të mësuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Hetuesit kanë dyshime se kanabisi e ka origjinën nga Shqipëria.

/tvklan.al