Dy çanta me rreth 16 kg kanabis janë kapur të martën në kufirin e gjelbër mes Shqipërisë dhe Greqisë, teksa trafikantët arritën t’ia mbathin të ndihmuar edhe nga terreni i thyer.

Sipas policisë, dy personat me çanta u panë në shtratin e lumit DRINO, në drejtim të postës së vjetër Kakavije, në vendin e quajtur “Shelgu”. Shërbimet e  Policisë Kufitare janë vënë në ndjekje të këtyre personave dhe u është bërë thirrje për të ndaluar.

Dy personat ende të paidentifikuar, duke  përfituar nga terreni i thyer dhe i pyllëzuar kanë mundur të largohen duke braktisur dy çantat me 16 kg kanabis.

Autoritetet vazhdojnë punën për identifikimin dhe kapjen e dy trafikantëve. /tvklan.al