Kapen 16 ton kokainë

Kapen 16 ton kokainë

19:10 19/06/2019

Më shumë se 16 ton kokainë u sekuestruan nga agjentët e antidrogës në shtetin federal amerikan të Filadelfias. Sasia gjigante e drogës ishte nisur nga porti i Buenaventurës në Kolumbi, kishte bërë disa ndalesa, për të mbërritur në destinacionin përfundimtar në Filadelfia.

Autoritetet amerikane njoftuan se droga e sekuestruar ishte shpërndarë në 7 kontenierë. Bëhet fjalë për një nga sasitë më të mëdha të kapjes së kokainës në historinë e SHBA, sipas mediave lokale.

Nëse do të përfundonte në tregun vendas, droga do të arrinte vlerën e rreth 1 miliardë dollarëve.

Në prangat e policisë ranë 3 anëtarë të ekuipazhit, ndërsa prokurorët federalë nisën menjëherë hetimet për të zbuluar se cilit kartel i drogës kishte porositur 16 ton kokainë.

Kolumbia konfirmohet edhe një herë si vatra e shpërndarjes së kokainës në botë. Destinacionet më të shpeshta janë Europa dhe pikërisht Shtetet e Bashkuara.

Tv Klan
Të ngjashme
Kolegji Profesional
AKSHI