2.5 ton marjuanë u sekuestruan nga autoritetet italiane në brigjet e Salentos.

Gomonia me lëndën narkotike, 40 milje larg nga bregu, u pikas nga Guardia di Financa e Pulias. Ajo u vë në ndjekje të mjetit lundrues duke i detyruar transportuesit të hidhnin ngarkesën në det dhe të lundronin drejt Malit të Zi.

Pas njoftimit nga homologët italianë, mjete të Policisë Kufitare dhe të Guardia di Finanza në Durrës dhe Vlorë u vunë në gatishmëri, në pritje të hyrjes së gomones në ujërat shqiptare. Por mjeti u fut në ujërat malazeze. Pas identifikimit, policia e ndoqi gomonen për rreth një orë, por pa mundur ta ndalojë atë.

Droga e hedhur në det u rikuperua nga policia fqinje.

Mediat italiane shkruajnë se marjuana dyshohet të jetë ngarkuar në Vlorë dhe është porosi e grupeve kriminale shqiptare të trafikut dhe shpërndarjes së drogës.

Në njoftimin e shpërndarë nga policia shqiptare citohet se nuk dihet ende origjina dhe vendi i nisjes së gomones të kapur në Itali.

Dyshohet se 2.5 tonët e marjuanës ishin te destinuara për një rrjet të madh të narko-trafiku me lidhje te forta në Shqipëri dhe Itali.

Autoritetet policore në 3 shtetet vijojnë hetimet dhe shkëmbimin e informacionit për zbulimin dhe ndalimin e trafikantëve.

Tv Klan