Dy vëllezër shqiptarë janë vënë në pranga për trafik kokaine dhe heroine. Mësohet se ata janë 41 dhe 38 vjeç, megjithatë identitetet nuk janë bërë publike nga mediat italiane.

Sipas këtyre të fundit, dy vëllezërit e fshihnin drogën në një pyll mes pemëve në Padova, Rovolon dhe Agugliaro.

Hetimet e policisë kanë zbuluar se prej 2019-s dy vëllezërit kanë trafikuar më shumë se dy kilogramë heroinë dhe kokainë.

Mediat kanë sjellë në vëmendje faktin se në një rast, një prej vëllezërve përplasi një makinë policie në mënyrë që t’i shpëtonte atyre. Atëherë, një prej policëve mbeti i lënduar rëndë./tvklan.al