Droga do të trafikohej në Europë, Azi dhe Amerikë

Mes kaosit që pasoi arratisjen nga burgu të kryetrafikantit famëkeq të drogës Adolfo Masias Vilamar, autoritetet ekuadoriane kanë realizuar një operacion antidrogë ku kanë kapur një sasi rekord prej 22 tonë kokainë. Ushtria tha në një deklaratë se droga ishte e shpërndarë në 733 pako dhe se destinacion i saj dyshohet se ishin tregjet e Azisë, Evropës dhe Amerikës Veriore.

Forcat e armatosura të Ekuadorit shpërndanë disa pamje ku shfaqen pakot e kokainës të futura në thasë plastik të zinj.

Disa prej paketimeve ishin me etiketa që tregonin emrat e linjave ajrore kryesore në Europë. Po të dielën Policia e Ekuadorit në përpjekje për të rivendosur rendin në vend, kapi liderin e grupit të armatosur kolumbian “Oliver Sinisterra” Carlos L, i njohur edhe si El Gringo.

Policia tha se ai ishte i përfshirë në aktivitete kriminale në Ekuador, veçanërisht me grupet terroriste në San Lorenzo pranë kufirit me Kolumbinë.

Tv Klan