Policia Kombëtare në Spanjë ka vënë në pranga 5 persona mes të cilëve 2 shqiptare pasi sekuestroi një sasi prej 300 kilogramësh kokainë. Lënda narkotike u kap pas një ndjekje të policisë deri në një parking në një supermarket në Denia. Si pasojë e ndjekjes u dëmtuan disa makina policie.

Edhe pse të arrestuarit nga kjo ngjarje janë vetëm 2 shqiptarë, mediat spanjolle shkruajnë se është goditur një grup kriminal ballkanik. Hetimet kishin nisur prej disa muajsh pasi autoritetet kishin siguruar informacione rreth një grupi kriminal nga Ballkani, i specializuar në trafikun e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut.

Të martën e kaluar, agjentët zbuluan se të dyshuarit po përgatiteshin të dërgonin një sasi të madhe kokaine të paketuar nëpërmjet një furgoni. Ata u ndoqën nga policia derisa u vërtetuan dyshimet e këtyre të fundit. Shitësit ia lanë furgonin blerësve. Agjentët vijuan që ta survejonin mjetin brenda së cilit ndodheshin dy persona. Një person tjetër i mbështeste me një makinë tjetër dhe lëvizte përpara për t’i paralajmëruar nëse kishte kontrolle policie.

Gjatë largimit shoferi i furgonit është përpjekur që t’i shpëtojë ndjekjes së policisë. Për këtë arsye ata dëmtuan edhe dy makina të policisë. Shoferi i furgonit u përpoq që të largohej edhe me vrap në këmbë, pasi kishte hedhur çelësat e mjetit, por u kap nga policia. Brenda mjetit fshiheshin 300 kilogramë kokainë./tvklan.al