Vijojnë aksionet kundër transportimit të emigrantëve të paligjshëm. Në Korçë u kapën sot 44 emigrantë nga vendet e Lindjes së Mesme, të cilët po transportoheshin në dy raste të ndryshme.

Në aksin Korçë-Pogradec u ndalua një furgon Fiat Ducato me 32 emigrantë të paligjshëm. Policia arrestoi shoferin 37-vjeçar A.A. nga Levani i Fierit.

Ndërsa në Pogradec u konstatua një furgon me 12 emigranë të paligjshëm. Drejtuesi i furgonit, sapo pa policinë që po e ndiqte, braktisi mjetin dhe u largua me shpejtësi. Policia e identifikoi, O.D. 37 vjeç nga Elbasani dhe e shpalli në kërkim.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim. /tvklan.al