Dyzetë e pesë kg marijuanë dhe 60 mijë euro para cash janë sekuestruar nga policia italiane në Padova. Në këtë operacion janë 9 persona: 8 nigerian dhe një shqiptar. Arrestimet janë bërë gjatë operacionit të koduar “Arrow”.

Sipas medieve italiane ky është operacioni më i madh i zhvilluar gjatë kësaj kohe për këtë qytet. Dyshohet se shqiptari ishte koka e grupit. Megjithatë detaje për operacionin do të jap prokurori i zonës gjatë një konference për mediat, më vonë gjatë ditës./tvklan.al