Një sasi prej 49 kilogramësh kokainë u sekuestruan në portin e Durrësit. Droga ishte fshehur në një kontenier me banane që vinte nga Ekuadori me destinacion Shqipërinë.  

Burime zyrtare të policisë thonë se ngarkesa vinte për llogari të një firme me qendër në Maminas, me administrator Selim Çekajn. Ai është babai i Arbër Çekajt, i dënuari me 14 vite burg për sasinë prej 613 kilogramëve kokainë që u zbulua po në portin e Durrësit në vitin 2018 pasi vinte nga Kolumbia dhe ishte fshehur në një kontenier me banane.

Selim Çekaj u arrestua, ndërsa policia shprehet e rezervuar në dhënien e informacionit për arsye hetimore.

Në informacionin e saj për mediat, autoritetet sqaruan se “bazuar në informacionet e marra në rrugë operative dhe hetimet e kryera se në një kontenier fshihej një sasi e konsiderueshme lënde narkotike kokainë, në bashkëpunim me autoritetet doganore kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “MERSIN”.  Si rezultat i operacionit, gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në disa kontenierë, u bë e mundur që në njërin prej tyre, i cili ishte i ngarkuar me banane dhe ishte nisur nga Ekuadori me destinacion Shqipërinë, për llogari të një firme me qendër në Maminas, me administrator shtetasin S. Ç., të gjendej dhe sekuestrohej në cilësinë e provës materiale rreth 49 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë.”

Policia shton se nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

I arrestuar Selim Çekaj administratori i kompanisë në Maminas, babai i Arbër Çekajt

Kontenier me banane nga Ekuadori që vinte në Shqipëri për llogari të një firme në Maminas. Brenda saj një sasi prej 49 kilogramësh kokainë… Droga u kap në portin e Durrësit. Administratori i firmës në Maminas? Selim Çekaj, babai i Arbër Çekaj…

Në fakt e gjithë panorama ka pak ndryshim me sasinë rekord prej 613 kilogramëve kokainë të sekuestruar në Shkurt të 2018-s, po në portin e Durrësit. Edhe në atë rast droga ishte fshehur në një kontenier me banane, por që vinte nga Kolumbia. Ngarkesa vinte për llogari të kompanisë Arbi Garden, me qendër në Maminas dhe në pronësi të Arbër Çekajt.

Ky i fundit u dënua vitin e shkuar me 14 vjet burg për rastin në fjalë.

Megjithatë, duket se babai i tij e vijoi aktivitetin e kokainës në banane. Në këtë rast kompania mban emrin Ecoalmax.

Zbulimi i sasisë prej 49 kilogramësh kokainë së njoftuar mëngjesin e kësaj të enjteje nga autoritetet, erdhi pas informacioneve që policia kishte se në një kontenier fshihej kokainë.

Babai i Arbër Çekajt mohon porositjen e drogës nga Ekuadori, detaje nga zbulimi i 49 kg kokaine në Portin e Durrësit

Kontenieri me banane i nisur nga porti i Guayaquil të Ekuadorit në të cilin policia zbuloi 49 kilogramë kokainë mbahej nën vëzhgim. Ai ishte vendosur në rreshtin e kontenierëve me risk, të cilët klasifikohen si objekt kontrolli me skaner. Ishte pikërisht pas kontrollit me skaner kur u zbulua se brenda tij nuk kishte vetëm banane.

Gazetarja e Tv Klan, Enkeleida Arapi sjell detaje rreth sasisë së kokainës së kapur këtë të enjte në Portin e Durrësit. Kështu, operacioni për zbulimin e drogës mësohet se zgjati rreth 2 orë dhe u zhvillua gjatë orëve të mëngjesit.

Kjo linjë mbahej nën vëzhgim prej më shumë se një muaji, për shkak të dyshimeve që mund të transportonte drogë.

Administratori i firmës Ecoalmax me qendër në Maminas për llogari të të cilit vinte ngarkesa me banane, 72-vjeçari Selim Çekaj, mësohet se ka mohuar që të jetë porositësi i lëndës narkotike.

Ai është babai i Arbër Çekajt, i dënuar me 14 vjet burg për ngarkesën me drogë të zbuluar në 2018-n po në Portin e Durrësit. Kontenieri me banane vinte për llogari të Arbi Garden, që ishte dhe emri i kompanisë së Arbër Çekajt. Brenda kontenierit po me banane, në atë kohë u zbulua një sasi rekord prej 613 kilogramësh kokainë. Në këtë rast droga vinte nga Kolumbia.

Operacioni i mëngjesit të kësaj të enjteje u quajt Mersin. Konternieri mësohet se kishte bërë ndalesë në portin e Mersinit në Turqi./tvklan.al