Lënda narkotike do trafikohej në Itali

55 kg kanabis sativa u sekuestrua në Portin e Durrësit, në një kamion që pritej të nisej drejt  Italisë.

Zbulimi u bë gjatë kontrollit me qenin antidrogë në vijën e dytë e dytë të portit. Pas këqyrjes së kamionit u gjetën 14 pako me lëndë narkotike të fshehur në vende të ndryshme.

Policia arrestoi në flagrancë drejtuesin e kamionit, një 35-vjeçar nga Tirana dhe shpalli në kërkim një 52-vjeçar me banim në Vlorë.

Tv Klan