Gjashtë punonjës të Policisë Kufitare në Portin e Durrësit, u vunë në pranga nga kolegët e tyre me akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Në sajë të operacionit të koduar “Kontrollori” u arrestuan në flagrancë punonjësit e policisë, me detyrë të kontrollorit në Port. Efektivët u arrestuan në sajë të një hetimi të nisur që në vitin 2018, i kryer nga Shërbimi për Çështje të Brendshme dhe Ankesat dhe Prokuroria e Durrësit.

Policët kufitarë në këmbim të vlerave monetare, bënin kalimin e paligjshëm të personave me probleme që e kishin të ndaluar udhëtimin në zonën “Shengen”.

Gjatë kontrollit punonjësve të policisë iu gjetën 2.175 Euro, që dyshohet se janë përfituar në mënyrë të jashtëligjshme.

Tv Klan