Një sasi rekord kokaine është sekuestruar të mërkurën nga autoritetet në Lituani, një prej më të mëdhave në historinë e këtij shteti.

Më shumë se 600 kilogramë kokainë, e cila përllogaritet se kapte vlerën e rreth 49 milionë euro, u gjet e fshehur në një ngarkesë myku që përdoret për prodhimin e objekteve plastike.

Sipas një njoftimi zyrtar të autoriteteve lituaneze, kjo ngarkesë kishte ardhur në portin e Klaipeda në Prill, nga Ekuadori.

Marrësi ishte një kompani lituaneze, me pronar rus, por autoritetet besojnë se droga nuk kishte destinacion tregun e zi rus.

“Mendoj se ngarkesa kishte si destinacion tregun e Bashkimit Europian”,

tha kryeprokurori i Klaipedas në një konferencë për shtyp.

Një pjesë mund të kishte qëndruar ose jo në Lituani. Me gjasë nuk kishte si destinacion Rusinë, pasi ka mënyra më të thjeshta për ta bërë një gjë të tillë, se të kalosh nga një vend anëtarë i BE”

, tha ai më tej.

Materiali i përdorur për të fshehur kokainën ishte kaq i ngurtë sa oficerët kërkuan ndihmën e një kompanie për çmontimin e materialeve të ndërtimit./tvklan.al