Kapen 8 tonë kokainë në nëndetëse (Video) – TV KLAN

Kapen 8 tonë kokainë në nëndetëse (Video)

Një nëndetëse me gati 8 tonë drogë është kapur në pranë brigjeve të Kalifornisë. Kanë qenë rojet bregdetare të Shteteve të Bashkuara, të cilët kanë gjurmuar dhe më pas sekuestruar drogën që arrinte një vlerë 232 milionë dollarë.

Në pranga janë vënë 5 trafikantë nga vendet e Amerikës Latine. Forcat e patrullës detare u hodhën në det dhe arritën të arrestojnë edhe trafikantët brenda në nëndetëse.

Ky operacion kishte nisur që në periudhën Maj-Qershor në brigjet e Kalifornisë, ku janë kapur mbi 17 tonë kokainë me vlerë 569 milionë dollarë dhe u vunë në pranga 55 trafikantë.

Klan Plus

Kategori
Klan PlusTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*