Sasia me e madhe e kapur nga policia spanjolle

Policia spanjolle ka sekuestruar sasinë më të madhe të kokainës të ardhur nga Amerikan Latine.

Aurotetet spanjolle gjetën 9.5 ton drogë të fshehur mes kutive me banane në një kontejner transporti i ardhur nga Ekuadori.

“Kjo është sasia më e madhe e gjetur ndonjëherë në një kontejner të vetëm në Spanjë”, tha policia në një deklaratë.

Droga ishte ndarë në kuti të veçanta të shënuara me më shumë se 30 logo të ndryshme që përputheshin me emrat e rrjeteve të ndryshme kriminale evropiane që do të merrnin kokainën.

Tv Klan