Kapen duke shitur drogë, arrestohen 3 persona



Kapen duke shitur drogë, arrestohen 3 persona

10:18 15/12/2020

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 3 persona për dy operacione të ndryshme që janë zhvilluar gjatë 24 orëve të fundit në kryeqytet.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative është finalizuar në Shëngjergj operacioni “Bashkëpunimi”, ku janë sekuestruar rreth 7 kg kanabis

Mësohet se në pranga kanë rënë E. L., 36 vjeç dhe A. S., 25 vjeç. Arrestimi i tyre është bërë pasi 25-vjeçari është kapur duke i shitur 36-vjeçarit reth 7 kg lëndë narkotike kanabis në Shëngjergj.  

Ndërkohë është bërë dhe bërë dhe arrestimi në flagrancë i L. XH., 33 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij u gjetën droga të ndryshme sintetike si dhe lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, të cilat u sekuestruan së bashku me një peshore elektronike dhe 1 aparat celular./tvklan.al






Të ngjashme