OSHEE vijon kontrollet për verifikimin e abonentëve në kuadër të aksionit kundër vjedhjes së energjisë elektrike në rajonin e Shkodrës, ku përfshihet edhe Lezha, Puka, etj.

Të dhënat e fundit nga grupet operative të terrenit tregojnë se, nga kontrollet e dy ditëve të fundit, janë zbuluar edhe 16 raste të tjera të vjedhjes së energjisë elektrike, kryesisht në zonat Shkodër dhe Lezhë.

Deri më tani, në 7 ditë kontrolle janë shoqëruar në komisariatet e policisë 51 abonentë, me akuzën e vjedhjes së energjisë elektrike përmes skemës së rilidhjes, konsumit pa matje dhe pa kontratë. Vetëm në Lezhë janë zbuluar së fundmi 10 abonentë.

Në një njoftim për mediat, Operatori i Shpërndarjes thekson se

‘aksioni në bashkëpunim me policinë gjyqësore do të vijojë, në kushtet kur rajoni Shkodër paraqet tregues larg objektivit me nivelin e humbjeve dhe arkëtimeve’

.

/tvklan.al