Policia ka arrestuar në flagrancë dy persona teksa ishin duke vjedhur marketin e shtetasit V.L në Himarë.

Në pranga kanë rënë  A.O dhe R.B (15 dhe 18 vjeç) banues në Librazhd.

Pas kontrollit fizik, në çantën e shtetasit A.O, shërbimet i gjetën të fshehur 3 doza lëndë narkotike kanabis. Ndërsa policia e Sarandës ka arrestuar një 19 –vjeçar me inicialet Ll.I., pasi gjatë kontrollit fizik të këtij shtetasi, iu sekuestruan 7 doza lëndë narkotike kanabis.

Materialet iu referuan Prokurorive përkatëse për veprat penale “Vjedhje në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./tvklan.al