Policia e Vlorës, ka ndaluar këtë të enjte dy persona të cilët po udhëtonin në drejtim të qytetit të Vlorës, të armatosur rëndë, me armë automatike, pistoletë dhe granata.

Në pranga kanë rënë Artan Dedja, 37 vjeç dhe Saimir Preça, 22 vjeç, të dy banues në Elbasan. Ata janë arrestuar në flagrancë, pas një kontrrolli të imtësishëm të policisë të automjetin e tipit “Benz” me të cilin udhëtonin.

Ndalimi i tyre u bë në aksin rrugor në hyrje të qytetit të Vlorës, në vendin e quajtur “Pusi i Mezinit”.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri “Automatik” model 56, bashkë me 1 krëhër,  1 armë zjarri Pistoletë të llojit “EKOL” bashkë me një krëhër me 15 – fishekë të kalibrit 9 mm, 1 granatë dore difensive, 1 ndezës granate dhe 4 aparate celularë.

Aktualisht policia po heton për të zbardhur qëllimin e lëvizjes së këtyre dy shtetasve të armatosur, nga Elbsani në qytetin e Vlorës, ndërkohë që materialet i janë dërguar Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”

Dyshohet se këta 2 persona ishin nisur për të kryer një vrasje në Vlorë pistë, për të cilën po hetohet imtësisht nga policia.

Tv Klan