Kapen dy persona të shpallur në kërkim

Kapen dy persona të shpallur në kërkim

09:05 14/06/2019

Dy persona të shpallur kërkuar prej disa kohësh, janë arrestuar nga policia e Kurbinit.

Ata janë P.K. 53 vjeç dhe  V.K. 44 vjeç. 53-vjeçari është i dënuar me 3.8 vite burgim pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka shpallur fajtor në Mars të vitit 2017 për armëmbajtje pa leje.

Kurse i arrestuari i dytë ka masë sigurie “arrest në burg” për veprën penale të dhunës në familje, dhënë nga Gjykata e Kurbinit në Nëntor të vitit 2018. /tvklan.al

Të ngjashme
UKT