Policia greke ka kapur dy shqiptarët që ishin arratisur më 1 Janar 2019 nga burgu i Koridhalos. Elvis dhe Leonardo Pepa u kapën gjatë një aksioni të forcave speciale, pasi policia kishte marrë informacion për vendndodhjen e tyre.

Ata qëndronin të fshehur në një banesë. Bashkë me ta u arrestua edhe një shtetas grek, i cili akuzohen se kishte strehuar dy të arratisurit. Elvis dhe Leonardo Pepa kishin prerë hekurat e dritares së qelisë dhe ishin larguar nën hundën e gardianëve grekë.

Arratisja e tyre ndodhi në orën 20:30 të 1 Janarit, ndërsa mungesa e tyre në qeli u vu re mëngjesin e nesërme. Autoritetet nisën edhe një hetim të brendshëm nëse ka patur shkelje nga ana e gardianëve. /

tvklan.al