Dy persona të shpallur në kërkim janë arrestuar në Gjirokastër pas informacioneve të marra në rrugë operative.

Në pranga ranë Ledion (Koka) Selimi 30 vjeç nga Memaliaj, i dënuar në vitin 2014 me 8 vite burg për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, si dhe Edison Miçi 22 vjeç nga Tepelena, i kërkuar për të njëjtën vepër penale.

Më 27 Mars 2017, gjykata ka vendosur arrest me burg në mungesë ndaj tij. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës  së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

/tvklan.al