Tre persona janë arrestuar nga policia e kryeqytetit, teksa po tentonin të vidhnin dy mjete. Në një njoftim për mediat, Policia e Tiranës thotë se në pranga ka përfunduar Flobenc Gega, 36 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “prodhim mbajtje të armëve të zjarrit pa leje” dhe “kundërshtim i punonjësve të policisë rendit”, si dhe Mehmet Dylgjeri, 30 vjeç, banues në Elbasan.

“Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 8 Shkurt, rreth orës 03:00, në rrugën “Vangjel Capo” u kapën në flagrancë duke tentuar të vjedhin mjetin e parkuar, “Rang Rover”, në pronësi të Dh.T., 38 vjeçe”,

sqaron policia

.

Gjatë kontrollit fizik, personave në fjalë iu gjet

një radio policie, dy palë doreza, një kapuç dhe një kapele, një shall, një kaçavidë, 2 telefona celulare, 1200 euro e 6000 lekë.

Gjithashtu, në pranga përfundoi edhe Xhelal Rexhepi, 34 vjeç, banues në Tetovë.

Arrestimi i tij u bë

“pasi më datë 8, rreth orës 03:40, në rrugën e “Barrikadave”, pas njoftimit të marrë se ishte vjedhur një mjet TAXI, menjëherë Patrulla e Përgjithshme e  policisë e Komisariatit nr 3, u vu në ndjekje të autorit që kishte vjedhur automjetin duke bërë  bllokimin e automjetit, si dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit të maqedonas Xhelal Rexhepi”.

/tvklan.al