Dy persona janë arrestuar në Durrës gjatë në aksioni të policisë për goditjen e paligjshmërisë. Në pranga kanë rënë B.B. 42 vjeç dhe Sh.T. 31 vjeç, të cilët do të shisnin tritol.

Ata udhëtonin me makinë dhe u ndaluan në Sukth. Brenda mjetit u gjetën 29 kallëpe me lëndë eksplozive me peshë 18 kg, si dhe 15 kapsolla detonatore, të cilat do t’i shisnin kundrejt vlerës 12 mijë Euro.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. /tvklan.al