SPAK: Janë konstatuar 4 raste të trafikut të heroinës

Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, policia ka arrestuar dy persona të akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike. Ata janë Irfan Sulaj dhe Dëfrim Çela, të dy nga Fieri. Ndalimi i tyre është bërë pasi rezultojnë se janë organizator të trafikut të lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Greqisë.

Operacioni për ndalimin e tyre është bërë nga forcat speciale RENEA në Gjirokastër, ndërsa struktura e posaçme anti-korrupsion ka nisur dhe hetim pasuror.

Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, hetimet për këtë grup kanë nisur që në vitin 2019 në bashkëpunim me Greqinë dhe Maqedoninë. Në Shqipëri janë kapur 3 raste të trafikimit të drogës, me rreth 15 kg heroinë, ndërkohë që në Greqi është kapur një sasi e konsiderueshme marijuanë dhe heroinë. Nga ana tjetër, edhe në Maqedoninë e Veriut është kapur vetëm marijuanë.

Prokuroria e posaçme ka shpallur në kërkim dhe dy persona të tjerë. SPAK ka ngritur ndaj tyre tre akuza: “trafikim i narkotikëve, kryer më shumë se një herë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” në formën e drejtimit dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale”.

Klan News