Kapen shpërndarësit e kokainës në kryeqytet

Posta

Kapen shpërndarësit e kokainës në kryeqytet

13:43 03/11/2019

Policia e Tiranës ka arrestuar dy shpërndarës të lëndëve narkotike të llojit kokainë. Në pranga kanë rënë F.M. 30 vjeç dhe A.L. 18 vjeç.

Ata u kapën në rrugën “Muhamet Gjollesha” nga forcat “Shqiponja” gjatë aksionit të koduar “Weekend”. Dy shpërndarësve iu gjetën 32 doza kokaine dhe 1 dozë kanabisi gati për shitje.

Policia iu sekuestroi edhe një thikë e 660 mijë Lekë të vjetra të dyshuara se janë përfituar nga aktiviteti kriminal i shitjes së kokainës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. /tvklan.al


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT