Dy vëllezër shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë së Comos, për trafik ndërkombëtar droge. 34 – vjeç me iniciale Q.N dhe 32 – vjeçari A.N u arrestuan pasi iu gjetën plot 32 kilogramë kokainë dhe 233.950 euro “cash”.

Sipas mediave italiane, policisë i lindën dyshime nga një automjet që përdorej nga dy vëllezërit e papunë, të cilët transportonin drogë nga Holanda.

Hetimet çuan në zbulimin e banesës së tyre në Inverigo, Comasco. Gjatë kontrollit, policia gjeti çelësat e një apartamenti të dytë e pikërisht në këtë shtëpi, brenda një dollapi të mbyllyr me çelës, ata kishin fshehur kokainën e ndarë e 29 pako, si dhe paratë, të ndara në pako nga 10 mijë euro.

Droga mësohet se kapte vlerën e 4 milionë e gjysmë euro./tvklan.al