Kapet 2.4 kg heroinë dhe kokainë – TV KLAN

Kapet 2.4 kg heroinë dhe kokainë

Në pranga 3 persona, një shpallet në kërkim

Pas një hetimi disa mujor Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Policinë e Fierit u finalizua një operacion i koduar “Shënjestra”, i cili goditi një grup që shpërndante droga të forta në këtë qytet.

3 persona u vunë në pranga dhe një u shpall në kërkim ndërsa në banesat e tyre u gjet dhe u sekuestrua rreth 1,4 kilogram heroinë dhe rreth 1 kilogram kokainë.

Një pjesë e heroinës ishte e ndarë në doza të vogla gati për shitje.

Në gjendje të lirë u proceduan 2 persona të tjerë.

Tv Klan

Kategori
KronikeTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione