Efektivët e policisë së Fierit kanë vënë në pranga një 22 –vjeçar, pasi në bashkëpunim me dy të rinj të tjerë kanë vjedhur 4 milion lekë të reja.

Ngjarja ka ndodhur më 20 maj në lagjen “8 Shkurti” në Fier, ku në banesën e 48 – vjeçarit me iniciale D.L janë vjedhur 4 milionë lekë të reja.

Në pranga ka rënë Aris Zhavari, 22 – vjeç, banues në lagjen “15 Tetori” Fier, ndërsa dje është arrestuar 15 – vjeçari me iniciale S.K. Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim dhe një tjetër person, i cili ka qenë bashkëpunëtor në vjedhje./tvklan.al