Një trafikant shqiptar është arrestuar nga policia italiane. Mësohet se i riu me iniciale H.E 24 vjeç është arrestuar, pasi është kapur me 96 kg marijuhanë, vlera e të cilës nëse do të hidhej në treg do të kapte vlerën e 600 mijë eurove.

Operacioni anti- drogë u krye nga policia e Mantovas pasditen e 22 Dhjetorit. Sipas mediave italiane, i riu është arrestuar në një hotel dhe droga ishte fshehur në thasë të zinj që përdoren për mbeturinat.

Gjithashtu policia gjatë kontrollit të automjetit gjeti dhe disa makine paketimi për drogën, doreza si dhe i sekuestroi 650 euro që ai i kishte me vete gjatë momentit të arrestimit.

/tvklan.al