Policia e Vlorës ka arrestuar një 26-vjeçar të shpallur në kërkim për një rast të trafikut ndërkombëtar të drogës të mbetur në tentativë. I arrestuari është Albano Rakipi, ndaj të cilit Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur “arrest me burg” më 22 Mars 2018.

26-vjeçari kërkohej për një ngjarje të ndodhur në 29 Janar të vitit 2017. Në portin e Durrësit, në mjetin kamion-Trailer me targë AA 8220S/AD801, në pronësi të firmës së tij, u gjet dhe u sekuestrua një sasi prej 425 kilogramë e 650 gramë kanabis sativa. /

tvklan.al